Një ndeshje e Premier Leagues së Bjellorusisë dhe një tjetër e kategorisë së dytë janë shtyrë pas dyshimeve për raste me koronavirus. Lajmi është bërë publik nga vetë ferderata. Kujtojmë Bjellorusia ishte i vetmi vend në Evuopë që ka luajtur futboll gjatë pandemisë.

Por në Bjellorusi kanë 24 mijë raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa janë raportuar mbi 130 të vdekur.
FC Minsk – Neman Grodno, si dhe ndeshja e kategorisë së parë në mes të Arsenal Dzerzhinsk dhe liderit Lokomotiv Gomel, janë 2 sfidat e shtyra për shkak të dyshimit për raste me koronavirus.

Presidenti Aleksander Lukashenko, që mban këtë pozitë prej vitit 1994, ka qenë skeptik për atë nëse duhet të forcohen masat për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Ai e ka vlerësuar frikën nga virusi si “psikozë” dhe ka sugjeruar disa herë që të pihet “vodka”, të vizitohen saunat dhe të luhet hokej në akull për të mposhtur virusin. Të shtunën mijëra ushtarë kanë marshuar në Bjellorusi për të festuar fitoren në Luftën e Dytë Botërore.