Teuta është rikthyer ditën e sotme në fushë për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Tiranës. Seanca e sotme stërvitore është drejtuar nga Edi Martini i cili ka nisur “epokën e dytë” te Teuta.

Tekniku shkodran u largua nga skuadra durrsake disa javë më parë, ndërsa klubi i besoi stolin Renato Arapit, por aventura e tij zgjati vetëm pak javë.

Dy ditë më parë, në mënyrë të papritur, Teuta bëri me dije se Martini pas një takimi me presidentin u rikthye sërish në drejtimin e skuadrës.

Ndeshja e parë për trajnerin që fitoi titullin kampion me Teutën do të jetë ndaj Tiranës, ditën e diel në “Air Albania”. Ne fakt duhet thene se Martinit i ka ecur shume ndaj ketij kundershtari ne dy sezonet e fundit dhe prandaj do te tentoje fitoren edhe kete here.