Shkëndija e Tetovës i ka dhënë lamtumirën në mënyrë të papritur që në turin e parë aventurës së saj në Ligën e Konferencës në këtë edicion. Kuqezinjtë, përkundër çdo parashikimi, janë eliminuar nga uellsianët e Haverforduest me penallti.
Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, Shkëndija shkonte me avantazh minimal në transfertën në Kardif. Por në duelin atje, ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu, nuk ia doli ta administronte deri në fund atë rezultat, pasi pësoi gol në minutën e 89 nga Xhenkins duke bërë që sfida të shkonte në shtesa. 30 minutat nuk prodhuan gola të tjerë dhe për të përcaktuar fituesin, u deshën gjuajtjet e penaltive.
Aty, gabimet e Çinarit, Adilit dhe Ramadanit nga pika e bardhë bënë të pavlefshme dy gabime të vendasve, duke i dhënë kualifikimin skuadrës së Haverforduest e mbyllur para kohe aventurën Eeropiane të tetovarëve.
Ndërkohë, Shkupi ka barazuar pa gola ndaj Hagelman të Lituanisë në ndeshjen e sotme në shtëpi, por falë suksesit 5-0 në sfidën e parë në transfertë, ka kaluar qetësisht në turin tjetër.