Nje sportist shkodran ia ka dale me sukses sot te shpallet kampion kombetar ne sportin e MMA (Mix Martial Sports) duke dominuar ndaj kundershtareve dhe duke treguar vlera te larta ne konkurrimin e tij.

Kampionati kombetar i ketij sporti eshte zhvilluar sot ne parkun olimpik “Feti Borova” te Tiranes dhe Artunda ka spikatur me performancen e tij duke zene vendin e pare. Ai ne finale ka fituar me KO teknik te kundershtarit qe ne raundin e pare te ndeshjes.

Duke folur ne lidhje me kete ndeshje, trajneri i tij Elion Puka shprehet: “Debutimi i ketij sportisti ne kampionatin e MMA na dhuroi shume emocione dhe adrenaline te madhe. Fitorja e tij ka qene vertete e shkelqyer. Une i uroj gjitha te mirat ketij kampioni dhe suksese ne vazhdimesi. Kemi te bejme me nje sportist model, fjalepak e puneshume”.