Vllaznia U19 eshte mundur sot ne finale 1-2 nga Shkendia dhe kjo e fundit eshte shpallur kampione e Shqiperise per sezonin 2018-2019. Ndeshja eshte luajtur ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit dhe ne fillim kane qene shkodranet qe kane shenuar te paret por me pas fituesit kane permbysur shifrat.

Por duhet thene se jo gjithçka ka qene fair-play ne kete takim, sidomos sa i takon arbitrimit te tij. Shkodranet kane pretendimet e tyre se treshja e arbitrave dhe sidomos kryesori, kane ndikuar ne rezultatin e ndeshjes dhe ne shpalljen e ekipit kampion.

Dy videot e meposhtme jane dy prej momenteve me vendimtare qe vertetojne pretendimet e kuqebluve. I pari ka qene menjehere pas golit te dyte te Shkendise. Nje aksion i Vllaznia U19 ne krahun e majte dhe topi i krosuar nga njeri prej lojtareve te saj prek doren e nje mbrojtesi te Shkendise por arbitri nuk akordon 11-metersh ndonese ka qene shume prane aksionit. Megjithate edhe ju mund te jepni nje mendim me te qarte duke pare kete video…

Pak minuta me pas vjen edhe momenti i dyte shume i diskutueshem. Qardaku ne nje tentative per te hyre ne zonen kundershtare, pengohet ne menyre te parregullt nga nje futbollist kundershtar dhe arbitri ne vend qe te akordoje faull ne favor te tij, i jep karton te verdhe per simulim.

E njejta gje edhe ne minuten e 77-te kur i jep kartonin e dyte te verdhe serish per simulin dhe per kete arsye, do ta largonte nga fusha me karton te kuq. Vendime keto qe do te kishin padiskutim ndikimin e vet ne humbjen e kesaj finaleje nga Vllaznia U19 dhe per rrjedhoje do te pjestaret e saj ndihen “te vjedhur”.
© shkodrasport.com