Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREErald Çinari fantastik, futbollisti shkodran shkëlqen me dopietë ndaj kampionëve të Letonisë

Erald Çinari fantastik, futbollisti shkodran shkëlqen me dopietë ndaj kampionëve të Letonisë

Sulmuesi shkodran Erald Çinari shkëlqeu ditën e sotme me dopietë, në barazimin 2-2 që skuadra e Shkëndijas së Tetovës regjistroi ndaj kampionëve letonezë të Valmieras, në testin miqësor të zhvilluar në Turqi.

Kuqezinjtë e panë veten në avantazh të dyfishtë, pas golave të Gueje në minutën e 19-të dhe Dusalijevs, në të 45-tën, ndërkohë që Çinari vendosi baraspeshën me realizimet në minutat 48 dhe 66-të.

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga transferimi te skuadra e re, sulmuesi shkodran duket se është ambientuar shumë shpejt, duke u shndërruar në protagonist te tetovarët.

Me këtë ndeshje ka përfunduar edhe faza përgatitore e kuqezinjëve në Turqi dhe të premten skuadra udhëton drejt Tetovës ku do të vazhdojë punën deri në fillimin e gjysmësezonit pranveror që starton më 19 shkurt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments