Partizani arriti të merrte një barazim në ndeshjen e parë ndaj Karabakut, ku takimi u mbyll me rezultatin 0-0. Me pak fat, Erald Çinari mund të kthente në gol një rast të dhënë në pjesën e dytë, megjithatë portieri mik u tregua mjaft i shpejtë duke ndalur goditjen me kokë të shkodranit.

Në një prononcim për “VipSport.al”, Çinari u shpreh se skuadra ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, duke zbatuar të gjitha detyrat që i janë dhënë. Sakaq, ai u ndal edhe te një krahasim mes Lerdës dhe Gegës.

“Në aspektin personal, do të ishte më mirë të bëja golin. Në aspektin kolektiv dhamë maksimumin dhe bëmë mirë me detyrat që i kryem në 90%. Morëm rezultatin që na nevojitej për ndeshjen e kthimit. Golit iu afruam por mungoi fati. Isha unë, traversa e Belicës dhe them se rastet më të pastra i kishim ne.

Diferencat në fushë nuk ishin pasi ata qarkulluan topin si një skuadër me eksperiencë dhe me miliona, por fusha tregoi ndryshe. Nëse respektojmë detyrat, besoj se shanset janë të shumta për të kaluar më tej. Çdo gjë është e hapur edhe në ndeshjen e dytë.

Ata janë ekip pretendent me struktura të mira por Partizani nuk mbetet mbrapa. Çdo gjë po shkon siç duhet, siç shkoj sot. 0-0 është rezultat i mirë pasi të mos pësosh në fushë tënde, është mirë.

Lerda-Gega? Çdo trajner ka idetë e tij. Dihet si shkohet pasi italianët punojnë me taktikën. Çdo trajner ka filozofinë e vet”, tha Çinari. /Erjon Allaraj-VipSpor