Erald Çinari është zyrtarisht lojtari i Samsunsporit në Turqi dhe mezi po pret që të veshë fanellën e klubit të ri e të zbresë në fushën e lojës.

Këtë gjë, e ka pranuar vetëm ish-sulmuesi i Partizanit, i cili në rrjetet sociale shkroi:

“Përshëndetje fansa të zjarrtë të Samsunspor. Mezi po pres që të vesh fanellën e klubit dhe të luaj para jush. Ju premtoj se do të jap 100% tim në çdo ndeshje dhe do të luftoj për këtë klub të madh.

Dua të falënderoj veçanërisht menaxherin tim dhe mikun tim, Ugurçan, i cili e bëri të mundur këtë transferim.

Dua ta falënderoj shumë që bëri të mundur transferimin te Samsunspori”, shkroi Çinari. Sezonin e shkuar, shkodrani shënoi 8 gola për Partizanin.