Andrea Anjeli vazhdon të sulmojë UEFA-n për mënyrën se si lufton Superligën dhe se ka monopolin mbi gjithçka në futbollin evropian. Kjo e ka kthyer atë në armikun kryesor të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili e ka sulmuar publikisht që nga momenti kur mori vesh se italiani ishte një nga liderët e këtij projekti.

Edhe sot, presidenti i UEFA-s ka bërë të qartë se tashmë mes tij dhe Anjelit është personale dhe në një intervistë per “SOFOOT”, ka bërë paralajmërimin e radhës.

“Mendoja se ishim miq, por më ka gënjyer në fytyrë, duke më bindur se nuk kishte asgjë për të cilën të shqetësohesha dhe në ditën e mëparshme kishte firmosur të gjitha dokumentet e nevojshme për të nisur turneun e ri.

Nuk kam patur kurrë dyshime të mëdha, edhe për faktin se kur një person të hyn në zyrë duke të thënë ‘jo, jo, janë të gjitha broçkulla’, është e vështirë të mos i besosh.

Unë i ndaj personazhet kryesore në këtë iniciativë në tre kategori. Vendos të parin Anjelin, është personale. Për mua ky person nuk ekziston më”, tha Çeferin. /vipsport/