Atleti shkodran Franko Burraj ka arritur nje tjeter sukses duke zene vendin e pare dhe duke merituar medaljen e arte ne garat e Kampionatit Europian te Shteteve te Vogla.

Ne garat e zhvilluara pasditen e sotme ne San Marino, Burraj ka zene vendin e pare ne garen e 400 metrave me kohen 46″90.

Ai ka lene prapa nje atlet te Monakos me kohen 47″42 ndersa ne vend te trete eshte renditur maqedonasi Stojovski me kohen 47″44.

Nga sa shikohet, dominimi i Burrajt ka qene evident dhe ai ka treguar edhe njehere tjeter vlerat e tij me te mira ne mes shume atleteve pjesmarres nga shume vende te vogla te kontinentit tone.

Te zesh vendin e pare ne mes sportisteve pjesmarres nga 15 shtete te Europes padyshim qe eshte nje arritje, megjithate ai dhe trajneri i tij Bruno Rrotani nuk kane nder mend te ndalen ketu./SHKODRA-SPORT.COM/