Vllaznia-Partizani do jetë dueli që do tërheqë vëmendjen në javën e 7-të të Superiores. Dueli mes shkodranëve dhe kryeqytetasve mund të jetë përcaktues ndoshta në llogaritë e fundit të sezonit. Pasi duket se të dy skuadrat kanë objektiva për vendet e larta të renditjes.

Të dy ekipet vijnë pas ndalesave në javën e kaluar, ku kuqeblutë barazuan 0-0 në Durrës kundër Teutës, e Partizani u mund 0-2 nga Tirana. Kjo do jetë një sfidë ku dy skuadrat do kërkojnë reagimin për tu kthyer tek fitoret. Por përveç futbollistëve në fushë, ky duket edhe një duel mes dy trajnerëve të dy skuadrave.

Jo për shkak se kanë pasur ndonjë rivalitet mes tyre, po ndoshta për situatën pak a shumë të njëjtë ku ndodhen. Në krahun e Vllaznisë, një emër i shquar i trainingut shqiptar si Mirel Josa. Që kundrejt tij ka pasur shumë pakanëqësi për mënyrën se si po luan skuadra. E me patjetër të gjithë duan që diçka të ndryshojë tek skuadra, e presioni mbi kryeqytetasin ekziston.

Tek Partizani është trajneri italian, Giovanni Colella që u emërua në krye të pankinës në fillimin e sezonit. Ai madje ndoshta duket në një situatë më të “nxehtë” se Josa. Ku humbja e fundit në derbi nuk ka lënë një shije aspak të mirë tek drejtuesit që tashmë po kërkojnë llogari tek italiani. Një situatë pak a shumë e ngjashme mes dy trajnerëve që të premten do jenë përballë njëri-tjetrit me objektivin e qartë, që është vetëm fitorja.
Endri ÇINARI