Shume diskutime, shume komente, por ne fund, ne analizen e nje profesionisti si Lorenc Jemini, nderhyrja e portierit te Partizanit Alban Hoxha ndaj sulmuesit te Vllaznise Da Silva eshte konsideruar e gabuar.

Gjate movioles se bere ne “Procesi Sportiv” ish- arbitri i FIFA-s eshte shprehur: “Une mendoj se kemi te bejme me karton te kuq ne dem te portierit Hoxha. Edhe pse ne dukje portieri i Partizanit duket se prek topin, ne fakt topi ka mbetur aty.

Por po te shikosh se ku i ka takat ai, e sheh qe ka gabuar. Arbitri ose jep karton te kuq ose nuk jep faull fare ne kete moment.

Dhe VAR-i ne kete moment nuk ka nderhyre fare, por e perseris duhej dhene karton i kuq per portierin sepse i heq sulmuesit nje mundesi te paster shenimi goli.

Me kemben e majte vertete portieri shkon te topi, por te djathten e ka lart dhe e pengon sulmuesin. Nderhyrja deri diku eshte e rende por kartoni i kuq duhej te jepej per heqjen e mundesise se shenimit”/SHKODRA-SPORT.COM/