Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREErald Çinari tërheq me vete drejt Turqisë edhe një tjetër shkodran

Erald Çinari tërheq me vete drejt Turqisë edhe një tjetër shkodran

Partizani vijon të jetë një nga skuadrat e Kategorisë Superiore më aktive në merkato, si në hyrje ashtu edhe në dalje lojtarësh.

Erald Çinari ishte i pari që i dha lamtumirën “demave të kuq”, teksa firmosi në Ligën e Parë turke, ku veshi fanellën e Samsunsporit.

Por sulmuesi i talentuar duket se do të marrë me vete një tjetër shkodran. Mësohet se Samsunspori është pranë akordit me një tjetër futbollist të Partizanit. Bëhet fjalë për Esin Hakajn, i cili ka qenë një nga titullarët e përhershëm të Ilir Dajës.

Mbrojtësi 24-vjeçar është gati të nisë një aventurë të re jashtë vendit dhe Liga e Parë turke duket kampionati i duhur për t’ja nisur në arenën europiane./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments