Nuk ishte e lehtë kundër Fiorentina-s, luanim në një ambient shumë të ndezur, lojtarët kanë bërë një punë shumë të mirë”. Këto kanë qenë fjalët e trajnerit Massimiliano Allegri pas fitores 3-0 të marrë nga bardhezinjtë në Firence.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë ka zbuluar edhe sekretin e suksesit: “Është një skuadër me kampionë të mëdhenj dhe burra të vërtetë, që kanë një karakter të fortë. Është dëshira për të fituar ajo që bën diferencën”, ka vazhduar tekniku italian.

Më pas ka ardhur një paralajmërim për ndjekësit: “Me kalimin e kohës, sipas mendimit tim, do të përmirësohemi. Dybala ka bërë një ndeshje të madhe, ndërsa Cuadrado mund të luajë edhe si mesfushor në të ardhmen, e mbulon fushën shumë mirë, është përmirësuar taktikisht”.

Në fund ka ardhur edhe një kompliment për Chiellini-n, autor i golit të dytë: “Ai zakonisht është i fortë me kokë në goditjet nga këndi, këtë herë është treguar i aftë me atë gjysmë kthesë, i bëj komplimentet e mia”, ka thënë Allegri./telesport/