Frederik Veseli ka lënë pas dëmtimin që e mbajti për rreth një muaj jashtë dhe pasi u aktivizua me përfaqësuesen shqiptare, arriti të bënte të njëjtën gjë edhe me fanellën e Empolit, duke luajtur rregullisht me klubin italian. Paraqitjet e lojtarit nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe klubi është vënë në lëvizje që të kënaqë edhe kërkesat e tij.

Edhe pse Veseli kishte firmosur në edicionin e kaluar deri në qershorin e vitit 2021, te Empoli janë të ndërgjegjshëm se me këto paraqitje mund të afrohen klube me pretendime më të mëdha që mund të afrojnë futbollistin e kuqezinjve.

Për këtë arsye, “Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se Veseli dhe klubi kanë gjetur akordin për të zgjatur marëveshjen aktuale deri në vitin 2022. Mbrojtësit i është përmirësuar kontrata sa i përket përfitimeve financiare të tij, për të kënaqur disa kërkesa, pasi parametrat ishin ato të skuadrave të Serisë B dhe Veseli tashmë shihet si një nga emrat e perspektivës te klubi italian. /vipsport/