Mario Sokoli ka debutuar me fitore në ndeshjen e parë në boksin profesionist, duke e nisur në mënyrën më të mirë karrierën e tij në arenën profesioniste.

Në Gjermani, “luftëtari shqiptar” ka arritur të mposht boksierin serb me pasaportë boshnjake, Nikola Drobnjak. Vetëm 20 sekonda zgjati ky duel, ndërsa Sokoli e tregoi më së miri aftësinë e tij. Si gjithmonë në këtë arenë, shqiptarët nuk kanë konkurrencë.

Në një prononcim për “Konica.al”, Sokoli është shprehur: “Kjo fitore vjen në vitin e Skënderbeut dhe menjëherë pas festive të nëntorit. Shpresoj t’i bëj krenar sadopak shqiptarët.

Për mua ishte fitore e bukur, pasi e bëra debutimin në mënyrën më të mirë”, tha djaloshi shqiptar. /Shqiperia.ch/