HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREErdenis Gurishta flet si 'bullgar': Do të jap maksimumin

Erdenis Gurishta flet si ‘bullgar’: Do të jap maksimumin

Erdenis Gurishta është lojtari më i ri i CSKA-së. Mbrojtësi i djathtë u zyrtarizua para disa ditësh, ndërsa sot ka thënë fjalët e parë si “bullgar”.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, anësori i linjës shfaqet i lumtur teksa mban veshur fanelën e CSKA. Në Instagramin e vet, ai shkruan:

“I lumtur të vesh fanelën e CSKA 1948! Premtoj që do të jap gjithmonë maksimumin tim në shërbim të skuadrës”.

Gurishta ishte përfolur edhe në disa skuadra të Superiores. Megjithatë në fund zgjodhi të vijonte aventurën jashtë vendit. Ai është një nga mbrojtësit më të mirë të dekadës në futbollin shqiptar./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments