Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, përballet me 28 muaj burg.

Prokuroria e gjykatës zvicerane, e cila po shqyrton çështjen e skandalit të FIFAgate, propozoi dënimin tij. Lajmi raportohet nga mediat franceze. Gjithashtu, Prokuroria ka bërë propozim për 35 muaj burgim për Jerome Valcke (ish-numri 2 i federatës botërore).

Kujtojmë se ky rast korrupsioni ka të bëjë me ndarjen e të drejtave televizive për Botërorin 2026 dhe 2030.

Valcke thuhet se ka ndikuar në dhënien e të drejtave televizive, në të cilat Nasser Al-Kalaifi është një njeri i fortë, në këmbim të një vile luksoze me vlerë 5 milionë euro në Sardenjë, që u ble në vitin 2013 në emër të tij, nga një kompani në pronësi të Al-Khelaifi.

E gjithë kjo ndodhi në fakt pak muaj para nënshkrimit të kontratave të shumëpërfolur, në prill të vitit 2014.

Dy personat janë shpallur të pafajshëm në gjykatat civile për akuzën e mitmarrjes, por në ankimimin e Prokurorisë, akuza e korrupsionit është duke u rishqyrtuar.