Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTO/ Erdenis Gurishta nuk e harron Vllazninë, në mbështetje të ish-ekipit edhe...

FOTO/ Erdenis Gurishta nuk e harron Vllazninë, në mbështetje të ish-ekipit edhe pse larg tij

Vllaznia do të luajë sonte sfidën e parë të vlefshme për turin e parë të Uefa Conference League në transfertë, kundër skuadrës rekordmene të Irlandës së Veriut, Linfield.

Një sfidë që pritet me shumë emocione, duke qënë se është ndeshja e parë zyrtare e skuadës shkodrane nën drejtimin e trajnerit Migen Memelli, i cili është shprehur se skuadra është mjaft optimiste dhe e frymëzuar për të dalë me një rezultat pozitiv nga “Windsor Park” .

Sic edhe dihet tashmë, Vllaznia është shndërruar në një ekip pothuajse totalisht të ri, gjë që sjell dyshime të shumta jo vetëm në rradhët e opinionit sportiv, por edhe te vetë tifozat kuqeblu.

Kështu, me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ish-kapiteni i kësaj skuadre, Erdenis Gurishta, i cili tashmë është pjesë e CSKA 1948, ka shprehur mbështetjen e tij për ekipin kuqeblu në prag të sfidës Europiane që kjo e fundit do të luajë mbrëmjen e sotme në “Windsor Park” në orën 20:45.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments