Shqipëria u mposht mbrëmë 0-1 nga Lituania.  Kombëtarja shqiptare nuk doli dot në lojën e saj, duke zhgënjyer totalisht.

Në kaudër të masave anti-Covid, policia shqiptare nuk lejoi që afër ”Air Albania” të ketë grumbuj njerëzish. Kështu, ata arrestuan pas 90 minuëtshit disa anëtarë të Tifozave Kuqezi, të cilët kishin shkuar të mbështesnin ekipin pas disfatës.

Me anë të një postimi  në rrjetet sociale, tifo grupi kërkon lirimin e këtyre përsonave.

Postimi:

Pas ndeshjes disa prej anëtarëve tanë u arrestuan në afërsi të stadiumit “Air Albania”. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të djemëve, të cilët u arrestuan për shkak se vajtën tek stadiumi për të përkrahur ekipin pas kësaj humbje katastrofale. Ndonëse mbanin distancë dhe duke respektuar rregullat, ata u arrestuan pa as më të voglin shpjegim.

Nëse policia do ishte kaq e rreptë si me ne për distancimin social të vepronte njëjtë dhe me dasmën e Odise Roshit ndoshta sot s’do ish nevoja të shkonim aty fare.