Mesfushori brazilian, Filipe Kutinjo, ka zbarkuar në Angli për të firmosur kontratën e tij me skuadrën e Aston Vijës.

29-vjeçari është gati të bashkohet me Stiven Zherard, për një aventurë të re në ishull.

Transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit të Barcelonës, Philipe Kutinjo, u largua nga ekipi i tij në formën e huazimit dhe ti bashkohet Zherard në skuadrën e Aston Vijës deri në fund të sezonit.

Ai nuk mundi të befasonte me Barcelonën, dukë u cilësuar si një dështim për ekipin.

Ditën e sotme Kutinjo është pikasur duke zbritur nga avioni i tij privat, gati për të nënshkruar me klubin nga Birminghami.

Braziliani do të jetë gati me ekipin për sfidën e fundjavës me Mançester Junajtid.