Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis bllokoi Elseid Hysajn që të transferohej te Chelsea gjatë kësaj vere. Këtë e thotë menaxheri i tij Mario Giuffredi.

Pas problemve mes mes Sarrit dhe De Laurentiis, kur trajneri vendosi të kalonte në Londër duke marrë Jorginhon me vete, presidenti napoletan u zotua që nuk do ta lejonte që t’i merrte asnjë lojtar tjetër, edhe pse Sarri e vlerësonte shumë mbrojtësin shqiptar.

Por që prej fillimit të këtij sezoni 24-vjeçari është kritikuar shumë për formën jo të mirë që ka shfaqur dhe me shumë mundësi Chelsea nuk do të provojë më ta blejë.

Por Giuffredi tha në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”: “Ata që e kritikojnë ndoshta nuk bëjnë asnjëherë gabime, por ne të tjerët jemi njerëz normalë.

Po të mos ishte klauzola ai do të ishte lojtar i Chelseat këtë verë. Njerëzit harrojnë që ai ishte një ndër dy apo tre mbrojtësit më të mirë të krahut sezonin e kaluar.

Pastaj duhen vetëm dy ndeshje jo të mira për ta quajtur gomar. Unë gjithmonë them që le të flasin dhe të përgjigjet në fushë”./EDS/