Në ndeshjen e javës së shkuar me Veleçikun që u fitua 1-0 nga skuadra e Vllaznisë, trajneri Hasan Lika nuk kishte për lojë Gilman Likën e dëmtuar si dhe Antonio Markun.

Por edhe Renato Malota, në një gjendje jo të mire shëndetësore u fut në fushën e lojës në pjesën e dytë.

Por, nga sa bëhet e ditur, me pushimin dy javor të kampionateve zyrtare, të tre futbollistët që aktualisht janë në rikuperim e sipër, me shumë gjasa, do të jenë për lojë, fundjavën e ardhshme. Kujtojmë që shkodranët luajnë një ndeshje delicate, me skuadrën e Erzenit të Shijakut në Shkodër.

Kuqeblutë e trajnerit Hasan Lika, në pesë javët e Kategorisë së Parë që janë zhvilluar deri më tani, nuk e kanë pasur asnjëherë skuadrën e plotë.

Madje, në ndeshje vendimtare dhe me ekipe rivale, në “Loro Boriçi” apo dhe në transfertë, trajnerit të kuqbeluve i është dashur që të afrojë edhe futbollistë nga ekipi B i Kategorisë së Dytë apo dhe të rinjtë e U-19.