Diego Armando Maradona nuk beson se Lionel Mesi mund të udhëheqë Argjentinën drejt sukseseve, pasi nuk di të bëjë rolin e liderit.

Ai nuk ka ngurruar të tallet me yllin argjentinas, të cilin e ka parë disa herë duke dështuar në fushën e lojës me përfaqësuesen.

“Mesi është një lojtar i madh. Por para se t’i flasë trajneri, ai është duke luajtur Play Station dhe pastaj del në fushë, ku kërkon dhe dëshiron të jetë një lider.

Ai është më i miri në botë përkrah Kristianos por nuk ka vlerë të bësh lider një person i cili shkon në banjë 20 herë para një ndeshjeje. Mos e adhuroni më Mesin.

Mesi te Barcelona është një gjë, por Mesi te Argjentina është diçka tjetër”, tha Maradona me një reagim të papritur, pasi për shumë vite me radhë e kishte mbështetur publikisht “Pleshtin”.

“Të isha unë trajner, nuk do ta kisha thirrur më Mesin në kombëtare. Duhet t’i heqim trysninë nga shpatullat në mënyrë që Mesi të bëhet ai që dëshirojmë.

Por kjo nuk do të ndodhë. Ne i themi Mesit të ‘zhytet me kokë’, por ai preferon të luajë videolojëra”, tha Maradona. /vipsport/