Kampionati i kategorise se pare sivjet po behet shume interesant dhe nga java ne jave nuk mungojne edhe surprizat teksa jane disa skuadra qe me paraqitjet e tyre po e zbukurojne ate.

Burreli mori jnë tre pikësh këtë javë duke mundur Luzin 2008 me rezultatin 1-0. Ndeshja e vlefshme për javën e 19-të në Kategorinë e Parë u zgjidh nga goli i Markos në minutën e 61. Kjo është sfida e 22 rradhazi që Burreli del pa humbje nga shtëpia e tij.

Stadiumi “Liri Ballabani” është një fortesë për vendasit pasi në 22 takimet e fundit aty kanë 11 fitore dhe 11 barazime. Humbja e fundit në shtëpi është ajo me Bylisin më 7 nëntor 2021. Në pesë javët e fundit Burreli ka marrë 3 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim.

Skuadra e Bubeqit po tregon karakter të fortë pasi javën e kaluar i morën një barazim kryesuesve të Skënderbeut me rezultatin 0-0. Këto rezultate të fundit e kanë ngjitur Burrelin në vendin e 8 me 25 pikë, po aq sa ka Apollonia e vendit të 7.