Vllaznia do udhëtojë drejt Laçit në kuadër të javës së 26-të të Superiores, ku do ketë përballlë vendasit. Një duel që ka pasur me të vërtetë një rivalitet të bukur në vitet e fundit, që kulmoi edhe me finalen e kupës sezonin e shkuar. Ku fituese ishte Vllaznia pas kohës shtesë në shifrat 2-1, me duelin që u zhvillua në ‘Air Albania’.

Por tashmë, ditën e dielë luhet një histori tjetër mes dy skuadrave, ku Vllaznia kërkon fitoren për të shpresuar tek titulli kampion. E ndërsa kurbinasit duan kthesën, pas formës jo të mirë që kanë treguar së fundmi dhe ku si rrallë herë rrezikojnë rënien nga Superliga në këtë edicion që ka qenë plot ulje e ngritje për bardhezinjtë.

E nëse fusha e Laçit ka qenë një ‘tabu’ për Vllazninën deri para 2 sezonesh, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në 3 duelet e fundit, ku gjithçka është e barabartë mes shkodranëve dhe laçianëve. Kështu ndeshja e fundit në Laç, që i përket këtij sezoni ka përfunduar në shifrat 1-1, ku avantazhin e përkohshëm të kurbinasve e arriti goli i Markut.

Në edicionin e shkuar laçianët numërojnë një fitore në shifrat 1-0 kundër Vllaznisë në shtëpi e po ashtu një humbje në shifrat e thella 3-5. Pra një balancë totale mes dy ekipeve në 3 ndeshjet e fundit të zhvilluara në Laç. Një tabu tashmë e thyer për Vllazninë që më patjetër ditën e dielë do kërkojë një rezultat pozitiv në transfertën kurbinase.
Endri ÇINARI