Ikona e Manchester United Rio Ferdinand deklaroi së fundmi se klubi duhet të shesë Scott McTominay, Harry Maguire, Anthony Elanga dhe Anthony Martial për të përforcuar më tej skuadrën.

Skuadra e Old Trafford do të kërkojë të marrë talente të rinj në merkaton e verës për të luftuar për më shumë trofe. Megjithatë, disa lojtarë do të duhet të largohen që kjo të ndodhë.

Rio Ferdinand dha pikëpamjet e tij në kanalin Vibe with Five në YouTube se kush duhet të shitet. Ai tha:

“Scott McTominay nuk ka luajtur shumë futboll, jo aq sa do të donte. Nëse unë jam kaq poshtë në hierarki, do të filloja të kërkoja dhe nuk mendoj se ai do të ketë problem të gjejë një klub, ai është një futbollist shumë i mirë dhe mund të shtojë shumë vlera”.

Ferdinand më pas pranoi se kapiteni i klubit Harry Maguire gjithashtu duhet të largohet:“Harry Maguire duhet të kërkojë një opsion të ri për veten e tij. Përveç nëse ai është i lumtur të jetë zgjedhja e tretë ose e katërt”.

Ish-mbrojtësi i Anglisë përfundoi duke pranuar se të dy Anthony Elanga dhe Anthony Martial duhet të gjejnë klube të reja:

“Elanga-s nuk po i jepet një shans. Martial ka dëshmuar se nuk mund të qëndrojë në formë. Unë mendoj se nëse klubi i shet këta katër lojtarë, klubi do të ketë 100 milionë sterlina përfitim.

“Elanga nuk po merr hapësirën që e meriton. Ai ka bërë mirë kur është aktivizuar dhe ende nuk po merr një shans. Ka lojtarë të mëdhenj para tij, por ai dëshiron të jetë titullar”.

Manchester United ka pasur një sezon pozitiv nën drejtimin e Erik ten Hag. Ata kanë fituar Carabao Cup dhe janë kualifikuar në Champions League, duke përfunduar në vendin e tretë në Premier League me 75 pikë.

Skuadra ka një shans për të shtuar më shumë trofe në koleksionin e pasur të klubit kur të përballet me Manchester City-n në finalen e FA Cup më 3 qershor./telesport/