Thashethemet e pashmangshme të merkatos tashmë kanë filluar. Te Real Madridi është folur sërish për situatën kontraktuale të Karim Benzemas, e cila skadon në fund të sezonit.

Tani ka ardhur një lajm i befasishëm i raportuar nga AS që po shkakton shumë diskutime në ambientin Blancos…

Siç raportohet nga AS, e ardhmja e Benzema mund të jetë në Arabinë Saudite. Sulmuesit 34-vjeçar francez, Topi i Artë i vitit 2022, do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit.

Kandidatura e fortë e Al-Ittihad, rivalët e Al-Nassr të CR7, një klub që sapo ka fituar kampionatin, është vënë në lëvizje për sulmuesin e Real Madridit, i cili përfundoi në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve me 18 gola prapa Lewandowski-t (23 gola).

Klubi verdhezi nga qyteti i Jeddah do të kishte gati një ofertë të frikshme për Benzema prej 200 milionë euro për një vit, me opsion për vitin e ardhshëm./telesport/