Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREErdhi për 41 milionë euro por Shkodrani mund të ikë falas nga...

Erdhi për 41 milionë euro por Shkodrani mund të ikë falas nga Arsenali

Shkodran Mustafi është në vitin e tij të fundit të kontratës me Arsenalin dhe në Londër janë të shqetësuar për këtë fakt.

Me ardhjen e Artetës në krye të ekipit Mustafi e ka rritur shumë nivelin e paraqitjeve të tij dhe në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar u shndërrua në titullar fiks.

Tashmë është kthyer të luajë pas tre muajsh fushave për shkak të një dëmtimi, teksa ende zien çështja e kontratës. Mediet angleze raportojnë se Mustafi ka refuzuar ofertë për rinovim në verë dhe i ka shprehur klubit dëshirën për tu larguar nga Londra.

Mediet italiane e lidhin me një rikthim në Serie A, teksa për këtë çështje flet edhe vetë mbrojtësi. Ai shprehet se nuk ka biseduar në lidhje me rinovimin me drejtuesit e Arsenal.

Ish-kampioni i Botës erdhi në Angli në verën e vitit 2016 për shifrën 41 milionë eurove dhe mund të largohet falas nga “Topçinjtë”.

“Momentalisht jam i lumtur që jam kthyer nga lëndimi, ishin tre muaj të gjatë. Thjesht isha i lumtur për kthimin dhe që jam në gjendje të luaj sërish.

Nuk kemi biseduar ndonjë gjë, prandaj s’kam ndonjë gjë për t’iu treguar”, mësohet të jetë shprehur Mustafi. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments