Çiklisti i Vllaznise Mateo Balaj ka bere nje paraqitje te mire ne aktivitetin e rradhes, pikerisht ne turneun nderkombetar te Velezhit, zhvilluar ne Maqedonine e Veriut, duke arritur te ngjitet ne podium si nje prej me te mireve te tij.

Pikerisht ne etapen e dyte te trofeut “Veles”, Balaj ka treguar vlerat e tij me te mira duke u renditur ne vendin e trete, pas nje çiklisti maqedonas qe u rendit i pari dhe kosovarit Blerton Nuha qe zuri vendin e dyte. Duhet thene se gara eshte zhvilluar ne kushte aspak te mira atmosferike me reshje shiu dhe temperatura te uleta.

Megjithate çiklisti shkodran ia ka dale qe te jete ne mes me te mireve dhe si rrjedhoje ne fund te aktivitetit eshte nderuar nga organizatoret me diplomen e vendit te trete. Ky padyshim qe eshte nje sukses per kete sportist, por padyshim qe mundesite e tij jane per me shume.

Mateo Balaj eshte vetem 20 vjeç dhe konsiderohet nder çiklistet me te talentuar aktualisht te Shqiperise. Ai punon fort çdo dite ne stervitje bashke me shoket e ekipit te Vllaznise dhe trajnerin Leoanat Kola dhe pas vendit te trete ne garat e Maqedonise se Veriut, me siguri qe do te arrije edhe shume suksese te tjera./www.shkodrasport.com/