Ergi Borshi rikthehet tek Vllaznia U21. Ka punuar per disa kohe aty ne postin e zevendestrajnerit, por tashme i eshte besuar detyra e trajnerit te pare te ketij ekipi dhe ai e ka marre me shume deshire kete gje.
Ne nje prononcim te shkurter te dhene per mediat, ai eshte shprehur: “Pres të jap më të mirën time. Normalisht që e pranova direkt ofertën e drejtuesve, pasi është kënaqësi e madhe të jesh pjesë e Vllaznisë dhe do të jap më të mirën time për këtë ekip”.
Menjehere pas emerimit ne kete post, Borshi drejtoi ekipin U21 ne miqesoren ndaj Beselidhjes luajtur paraditen e djeshme ne fushen sportive “Reshit Rusi”, ndeshje qe u fitua nga ekipi i tij me rezultatin 2-0, fale golave te shenuar nga Pusi dhe Obando.
Ai e ka te qarte se pritshmerite per kete ekip jane te medha sepse ai eshte kampion ne fuqi i vendit. Perberja e ekipit eshte e mire megjithate ajo perfundimtarja do te jete ne ditet e ardhshme teksa do te percaktohen edhe objektivat per sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/