Ishte nje alternative per te luajtur me Luftetarin ne sezonin e ri megjithate nuk eshte bindur nga ajo çfare ka pare dhe i eshte ofruar dhe prandaj eshte kthyer serish ne Shkoder.

Mbrojtesi Ergi Borshi vendosi te mos qendronte tek Luftetari pavaresisht se ia kerkuan kete gje dhe me pas, ka marre edhe ofertat e tjera qe ka patur. Nje tjeter mundesi ka qene per te shkuar ne Kosove apo dhe ne ndonje kampionat tjeter por nuk ka dashur te ike larg.

Per kete arsye, prej pak ditesh i eshte bashkuar ne stervitje ekipit te Veleçikut me te cilin pritet te luaje ne sezonin e ri. Borshi tashme ka eksperiencen e mjaftueshme per te qene lider tek kjo skuader dhe trajneri Besnik Duli eshte mjaft i kenaqur me afrimin e ketij lojtari.

Sezonin e kaluar Ergi ka qene pjese e Vllaznise, por duke mos patur shume hapesira ne ekipin e pare, ka luajtur me ekipin B ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Tashme do te tentoje te beje mire tek Veleçiku ne nje sezon qe pritet te jete shume i veshtire megjithate koplikasit kane treguar se mund t’ia dalin mbane. Me perforcimet qe ata po bejne, qendrimi ne kategorine e pare eshte plotesisht i arritshem per ta.
www.shkodrasport.com