Antonio Konte nuk është më trajner i Inter dhe ky lajm habiti jo pak opinionin sportiv, por edhe vetë lojtarët zikaltër. Një nga ta është Kristian Eriksen, i cili thekson se largimi i Kontes ishte shokues.

“Largimi i Kontes ishte vërtet surprizues. Të fitosh një kampionat është speciale, ishte absurde sepse e mora vesh lajmin duke e lexuar ashtu si gjithë të tjerët. Iku në mënyrë të papritur. Nuk e prisja, e dija që kishte një takim me drejtuesit, por kjo u bë edhe në sezonin e kaluar.

Ishte një shok i vartetë futbollistik, nuk e kishim ndjesinë e një lamtumire tani.

Eshtë e vërtetë që unë me të kishim ide të ndryshme, por në fund fituam dhe në futboll për këtë bëhet fjalë. Ndaj i jam falenderues për trofeun”, u shpreh Eriksen. /VipSport/