Opinioni sportiv ne Shkoder beson tek suksesi ne ndeshjen e sotme finale ndaj Laçit. Dhe ne kete optimizem jane perfshire perveç tifozeve edhe ish- futbolliste te Vllaznise nder vite. Njeri prej tyre eshte Erjon Hoti. Ai ka pranuar te flase per “Shkodra Sport” duke rrefyer emocionet e tij dhe duke bere edhe parashikimin per finalen.
– Erjon, si po e perjetoni kete pragndeshje finale ne mes Vllaznise dhe Laçit?
Ndeshjen finale e shoh shume te forte pasi edhe Laçi kete sezon ka treguar qe eshte nje ekip shume i forte dhe ka vite qe po e tregon kete gje. Por nga ana tjeter edhe Vllaznia 2 vitet e fundit ka qene ne 2-3 ekipet qe ka pretenduar per titullin kampion si dhe fitoi kupen e Shqiperise! Pra eshte nje finale e merituar per te dy ekipet.
– Ju vete besoni tek suksesi i Vllaznise?
Cili Shkodran nuk beson te fitimi i kupes se Shqiperise, aq me teper ne si ish futbollista! Por besimi duhet shoqeruar edhe me perkushtim dhe vleresim maksimal nga ana ekipit tone, sepse eshte veç nje ndeshje edhe s’kemi nje te dyte per te korigjuar gabimet.
– Kush do jete pika me e forte e saj sot?
Pika me e forte e Vllaznise ne kete ndeshje une mendoj se eshte profesor Mirel Josa, perveçse eshte nje nga trajneret me te mire ne Shqiperi, por ne kete moment eshte i fresket ne idete e tija edhe e njeh shume mire ekipin e Laçit pasi e formoi vete ne fillim te sezonit edhe ia di mire pikat e dobeta dhe ku duhet goditur! Por pike te forte duhet te kemi edhe lojen ne mbrojtje dhe te luajme me kujdes pasi ne shume ndeshje jemi ndeshkuar nga disa gola te evitueshem, por duke mos lene pas dore daljet e shpejta ne sulm dhe te tentojme ta fitojme ndeshjen brenda 90 minutave se shtesa nuk me pelqen…!
– Do jete e rendesishmja mbeshtetja qe do japin tifozet?
Tifozeria shkodrane çdo here ka qene mbeshtetja jone kryesore dhe motivimi maksimal qe ne kemi marr nga ato, edhe besoj qe edhe ne kete ndeshje ato nuk do te mungojne dhe do jene te shumte ne stadium! Dhe do i beja thirrje qe mos te merziten ne asnje moment edhe nese ekipi ne momente te vecanta mund te jete dobet, sepse atehere ka nevoj me shum se kurr, se ne si shkodran jena pak tpa durushem edhe bahena direkt me kundershtarin. Pra ta mbeshtesim ekipin deri ne sekonden e fundit, kupa mund te fitohet edhe duke luajtur keq, futbolli i ka keto.
– Se fundi, nje parashikim i juaji per kete ndeshje…
Jam shume i sigurte se kupa do vije ne Shkoder pasi Vllaznia e meriton dhe e ka edhe pak me te nevojshme se Laçi pasi nepermjet kupes do kapim edhe Europen! Pra besoj shume se kupa do vije ne shkoder.
Maringlen ZHIVANI