Erjona Sulejmani, shkodrania e cila ka qene gruaja e Blerim Xhemailit, është shumë aktive në rrjetet sociale ku sëfundmi ka zhvilluar dhe një pyetsor. E konfirmuar tashmë si tifoze e klubit të Interit, Sulejmani ka treguar se do të jetë e pranishme në stadiumin “San Siro” në 6 tetor, në ndeshjen midis Interit dhe Juventus.
Kureshtja më e madhe e fansave qëndron pikërisht tek marrëdhënia midis saj dhe mesfushorit Xhemaili, të cilët për një kohë rrëmbyen dhe gazetat “Gossip” në Itali.
“U ndave me të për arsye tradhtie?”, i shkruan një fans.
“Jo, nuk ka qenë kjo arsyeja”, i është përgjigjuar Sulejmani.
Më tej fansat kanë vazhduar akoma më të interesuar duke e pyetuar nëse do të kthej përsëri me ish burrin e saj në rast se do t’i jepej mundësi. Përgjigja e bukuroshes Erjona Sulejmani ka qenë epike:
“Është një pyetje që ma bëjnë gjithmonë, po përgjigjem njëherë e përgjithmonë. Nuk më pëlqen t’i përsëris gjërat në jetën time dhe aq më pak të besoj te supa që ngrohet disa herë. Ne e respektojmë njëri-tjetrin për rolin që kemi si prindër të Luanit”, ka shkruar Erjona në Instagram.