Tre ndeshje me nga pak minuta aktivizim dhe vjen goli i pare me Vllaznine. E kemi fjalen per sulmuesin boshnjak Haris Dilaver i cili “e beri sefte” rrugen e rrjetes me fanellen kuqeblu.

Ne miqesoren e luajtur pasditen e sotme ndaj Kukesit, ai ka shenuar ne minuten e 38-te dhe jo vetem kaq. Duket se ka nje permiresim te dukshem ne formen e tij dhe tashme 30 vjeçari po pershtatet mjaft mire me skuadren.

Stafi teknik i ekipit shkodran ka shume besim tek ky lojtar. Qe ne seancen e pare stervitore kur eshte bashkuar me kuqeblute, Brdariç dhe stafi i tij kane evidentuar disa cilesi shume te mira ne lojen e ketij lojtari.

Kuptohet qe mungesa e gjendjes fizike e ka penalizuar pak, megjithate Dilaver ofron garanci per shenimin e golave te Vllaznise.

Jo me kot, ai eshte preferuar perpara Dunges ne keto miqesoret e fundit dhe nga menyra si po luan, siguron qe do te shenoje shume gola sapo te filloje kampionati.

Vllaznia ne fakt ka vuajtur ne keto miqesoret e fundit per shenimin e golit, por tashme qe Dilaver u zhbllokua, me siguri qe golat do te jene pjese e vazhdueshme e ecurise se kesaj skuadre./SHKODRA-SPORT.COM/