Ernest Gjoka mendon se tifozët nuk duhet të shqetësohen shumë nga rezultati i ndeshjes me Kilin apo një tjetër që mund të prodhohet në ndeshjen me Suedinë. Ai i sheh thjesht si miqësore ndeshjet e kuqezinjve në mars, ndaj është i sigurt se ekipi do të dijë të bëjë mirë kur të vijë koha e ndeshjeve zyrtare.
Duke folur në “Sport News” në “News 24”, Gjoka u shpreh në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa se Silvinjo kishte mundësinë që të bënte eksperimente në këto sfida, për të pasur një ide të qartë për listën që do të përpilojë për Europianin.
“80 përqind të listës e di gjithë populli shqiptar. Skuadra fituese nuk ndryshon. Ne kemi ekip fitues, me djem që kanë sakrifikuar, kështu që boshti i skuadrës është. Logjike është që në futboll kur nuk luan, nuk mund të bësh gjëra të mëdha për një muaj. Tifozët nuk pranojnë asnjëherë humbje, duan vetëm fitore. Silvinjo nuk vjen për një projekt 2-vjeçar. Duhen 1000 orë taktikë që një ekip të mësohet me skemat e trajnerit.
Do doja ta shikoja Muçin nga minuta e parë. Për t’u parë edhe mënyra sesi do luajë mbrojtja. Broja ka për të dhënë shumë, pasi ka mjaft cilësi individuale. Do doja të shikoja edhe Baren, pasi është lojtar interesant. Me këtë mesfushë do jetë luftë e fortë.Nuk parashikoj dot, por po të jap një ide. Një trajner do ketë një punë të madhe për të parë statistikat deri në maj. Për shembull, minutat e luajtura etj. Italia vuan për sulmues, ne kemi 10 të tillë”- eshte shprehur ai.