Ernest Gjoka ka qenë dukshëm i zhgënjyer pas sfidës së sotme mes Kukësit dhe Debrecenit, ku pa skuadrën e tij të dhuronte dy tablo plotësisht të ndryshme dhe nga një ndeshje e shkëlqyer të përfundonte duke mbyllur sfidën në Ligën e Europës me një humbje të thellë.

“Ne kemi luajtur një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Kishim raste për të shënuar në këtë pjesë, por nuk arritëm t’i finalizonim”, u shpreh Gjoa pas përfundimit të ndeshjes.

“Nuk mendoj se ka një diferencë prej 3 golash në cilësinë e dy skuadrave”, vijoi ai. “Sigurisht do të jetë një detyrë e vështirë për ndeshjen e kthimit. Shpreosjmë që të kthejmë shpejt besimin te lojtarët, që të fokusohemi te ndeshja e dytë”, deklaroi trajneri pas përfundimit të sfidës që skuadra e tij humbi 3-0. /vipsport/