Çeshtja e zgjedhjeve ne FSHF ka marre gjithe vemendjen e duhur ne opinionin sportiv shqiptar kohet e fundit, aq sa ka detyruar edhe presidentin e UEFA- Ceferin te vije sot ne Shqiperi.

Ne lidhje mw kete situate ka folur edhe Ernest Gjoka i cili ka qene i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”.

Fillimisht është hapur tema e ndikimit të politikës në zgjedhjet e FSHF, teksa në ditën e nesërme do të jetë presidenti i UEFA-s, Ceferin, që do të zbres në Shqipëri.

“Më vjen shumë keq që në vendin tim, duhet të vijë një i huaj që të zgjidhi situatën. Ne po e përfaqësojmë shtetin më mirë në Europë sesa po na përfaqëson ne shteti në Europë. Kemi arritur aq shumë larg sa edhe disa nuk mund ta imagjinonin dot.

Duke parë gjithmonë se kush jemi, se nuk mund të matemi me Italinë dhe Brazilin. Besoj se Rama do të di ta zgjidhi me qetësi këtë luftë brenda llojit”, tha Gjoka. /Sport Ekspres/