Ernest Muçi pritet që të shpërthejë këtë sezon në radhët e skuadrës së tij në Poloni. Legia e Varshavës ka fituar në miqësore kundër L. Gdansk me rezultatin 3-2 dhe gjurmë në këtë ndeshje ka lënë edhe sulmuesi shqiptar Ernest Muçi.

Lojtari i Shqipërisë U-21, i cili në shkurt kaloi te polakët nga Tirana, u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë.

Pas gjashtë minutash në fushën e blertë, ai shënoi golin e tretë për skuadrën e tij dhe duket se Muçi pritet që të ketë prioritet edhe nga drjetuesit këtë sezon duke qenë se është një invesim i madh.

Nga ana tjetër edhe vetë Ernest Muçi, tashmë që është ambientuar me klimën polake, synon që të luajë sa më shumë te Legia, e gjithashtu edhe të shënojë gola, pse jo për të zënë një vend në ekipin Kombëtar A.