Sot, Kategoria Superiore zhvillon dy ndeshjet e radhës së javës së 13-të. Në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet takimi Teuta-Kukësi.

Kjo ndeshje vlen shumë për të dyja skuadrat, ku verilindorët synojnë fitoren për të ndjekur Tiranën në krye, ndërsa kampionët në fuqi të Shqipërisë kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Kuptohet qe te kjo sfide eshte e perqendruar edhe vemendja e shkodraneve sepse ne te luan Kukesi, nje nga skuadrat e cila per momentin ndodhet siper tyre ne renditje dhe padyshim qe eshte me interes se si do te ndahet sot.

Në orën 19:45, në stadiumin “AIR Albania”, do të luhet derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo. Të dyja ekipet synojnë të dalin nga ky moment ku fitorja është obligim për ta sidomos në derbi.