Ardit Hoxhaj eshte rikthyer te forma e tij mè e mirè, ndèrsa tashmè po shènon rregullisht. Dje ndaj Skenderbeut ishte ai qè i hapi rrugèn fitores, ndèrsa shènoi golin e tretè personal kètè kampionat.

Pèr vlonjatin, Vllaznia e kètij sezoni ka shumè cilesi, por vetèm fundi do ta tregojè nèse èshtè mè e mirè se ajo e vjetshmja. Nè njè intervistè pèr “Panorama Sport” pas ndeshjes sè djeshme kundèr korçarève, Hoxhaj foli per momentin e mirè qe po kalon, si dhe vazhdimèsine nè kampionat.

Sulmuesi vlonjat ishte golashènuesi mè i mirè i skuadrès nè sezonine kaluar, duke e mbyllur kampionatin me 12 gola. Nè kètè sezon ai po fiton konkurrencèn nè repartin e avanular, qè ka disa alternativa qoftè nga krahèt, ashtu edhe nè qendèr tè sulmit.

“Normalisht qè njè gol dhe pèr mè tepèr kur i vlen shumè ekipit tè kènaq mè tepèr. Ndihem mirè, pasi po luaj rregullisht dhe po jap mè té mirén. Golat e shènuar kanè me shumè vlerè kur ekipi èshtè mirè, pranda] mua kjo me kénaq.

Ekipi po ecèn shumè mirè dhe tashmè kemi ngushtuar diferencén me Tiranèn. Kjo éshté shumé pozitive, pasi na jep besim per vazhdimèsinè. Gjaté nje kampionati ekipi kalon kriza, por unè mendoj dhe shpreso; se ne e kemi kaluar krizen tone dhe te mos na kthehet.

Ne kemi cilèsi nè skuadèr, por do tè jetè koha qe do tè vértetojè nèse jemi mè mirè apo mè keq se vjet. Nè sezonine kaluar kampionatin e humbèm vetèm nè sajè tè golavarazhit, ndèrsa fituam Kupèn dhe s’ka ku shkon mè mirè. Vetèm nè fund tè kampionatit do tè themi ishte ajo Villaznia apo kjo e kètij viti mè e mira.

Edhe ndaj Dinamos javen e ardhshme ne do tè shkojmè pèr tê marrè maksimumin”-eshte shprehur Ardit Hoxhaj.