Ka lindur 18 vite më parë në Amerikë, megjithatë duket i lidhur ngushtë me Shkodrën dhe Shqipërinë. Si rrjedhojë nuk ka vit që nuk vjen një apo dy herë për të vizituar të afërmit e tij dhe për të kaluar disa ditë këtu.

E kemi fjalën për një futbollist e pikërisht Andre Gajtani. I datëlindjes 1 tetor 2003 ai e ka nisur herët futbollin, kryesisht i shtyrë nga i ati- Sandri dhe rregjistrohet tek Gottschee Academy.

Më pas, nga viti 2016 ka qenë për katër vjet pjesë e Akademisë së Barcelonës në Nju Jork. Vite këto ku ai ka mësuar jashtëzakonisht shumë dhe tashmë duket se është gati të bëj një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Para pak kohësh ka firmosur për skuadrën e një Universiteti ku do të vazhdojë edhe studimet dhe shumë shpejt, dyert e karrierës së tij pritet të hapen në horizonte të reja.

Andre këto ditë ka qenë në Shkodër dhe ka pranuar të flasë për “Shkodra Sport” teksa ka bërë të ditur edhe ëndrrën e tij të madhe, atë të veshjes së fanellës kuqezi të kombëtares shqiptare.

Prej pak kohësh, pjesë e kombëtares shqiptare të moshave është edhe një tjetër shkodran që luan në Amerikë, Klevis Haxhari që është pjesë e kombëtares U17. Pas tij duket se do të jetë rradha e Andre Gajtanit për të luajtur për Shqipërinë.

Luan si mesfushor qendre, këmba e tij e preferuar është e majta dhe dallohet për një teknikë të lartë. Me shumë siguri që do të jetë një vlerë e shtuar për kombëtaren U19 të Cungut. Bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit mësohet se kanë nisur dhe tashmë mbetet të presim vetëm ditën që Andre Gajtani t’i mbërrijë ftesa e parë.
Gjergj KOLA

Ftesë që ai mezi e pret e këtë e thotë edhe në prononcimin e tij për “Shkodra Sport” që mund ta ndiqni më poshtë: