Legia e Varshavës ka fituar kundër Slavia Prague me rezultatin 2-1, duke u kualifikuar në grupet e Europa League.
Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi, u aktivizua në 10 minutat e fundit në vend të Emreli, i cili ishte heroi i polakëve me dy gola.
Ky kualifikim gëzon edhe Tiranën, pasi në marrëveshjen e shitjes së Mucit ka pasur klauzolë që u jep atyre bonus për një arritje të tillë.
Karriera e ketij futbollisti padyshim qe eshte ne hapat e pare dhe mundesite e tij jane per te bere shume me teper, megjithate duhet pritur.
Kujtojme qe gjate dites se sotme Legia e Varshaves prezantoi nje tjeter futbollist shqiptar, Çelhaka, qe do te thote se polaket jane te kenaqur nga Muçi dhe prandaj kane marre edhe nje tjeter shqiptar.