Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREErnest Muçi shënon dopietë në Turqi, sulmuesi shqiptar bën 'heroin' në shtesë...

Ernest Muçi shënon dopietë në Turqi, sulmuesi shqiptar bën ‘heroin’ në shtesë me një ‘perlë’

Ka rezultuar një “dramë’ e vërtetë ndeshje përmbyllëse e javës së 13-të në Superligën turke mes Basaksehir – Trabzonspor, e përfunduar 3 – 4 .

Sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi ishte “heroi” absolut me dopietën e tij, respektivisht në minutat 77 dhe 90+11’.

Një ndeshje për t’u “varur në kronizë” nga anësori shqiptar, i cili në këtë takim u zhbllokua te klubi i ri, pas largimit prej Besiktas gjatë verës. Trabzonspor ngjitet në kuotën e 28 pikëve, 4 më pak se kreu që mbahen nga Galatasaray.

Nuk duhet harruar, se Muçi është kritikuar ndjeshëm kohët e fundit, ndërsa dygolëshi është “përgjigja” më e mirë edhe për trajnerin e Kombëtares Sylvinho, i cili nuk po e fton më te Shqipëria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments