Dita e sotme ka dhuruar disa ndeshje miqesore dhe perveç asaj ne mes Vllaznise dhe Teutes, ne fushe kane zbritur edhe skuadra te tjera te Superliges.

Dy prej tyre nderkohe kane patur per protagoniste futbollistet shkodrane qe jane pjese e tyre. Keshtu, ne barazimin 1-1 ne mes Laçit dhe Partizanit, golin e vetem per te kuqte e ka shenuar mesfushori me tipare sulmuese Erald Çinari, nderkohe qe per laçianet golin e shenoi Xhixha.

Nga ana tjeter, ne fushe sot ka zbritur edhe Tirana e cila ka luajtur perballe Terbunit dhe e ka mundur me rezultatin e thelle 5-0. Njerin nga golat e bardhebluve e ka shenuar mesfushori Edon Hasani, pikerisht te dytin.

Te dy keta lojtare, si Çinari ashtu edhe Hasani, po rezultojne percaktues per dy skuadrat e kryeqytetit, nderkohe qe ish- skuadra e tyre, Vllaznia, aktualisht po vuan per njeriun-gol.

Megjithate ky eshte realiteti i futbollit te sotem dhe prandaj kuqeblute jane vene ne kerkim te nje sulmuesi tjeter sepse po hasin probleme ne kete drejtim.
www.shkodrasport.com