Atleti shkodran Franko Burraj ka shkelqyer serish. Ne garen e pasdites se sotme ne Shkup te Maqedonise se Veriut, ai ka zene vendin e pare ne garen e 400 metrave duke merituar medaljen e arte ne Kampionatin Europian te shteteve te vogla ose siç quhet ndryshe Divizioni C.

Perpos medaljes se arte, ajo qe bie ne sy eshte edhe rekordi i ri kombetar qe ai ka arritur ne kete disipline. Shifrat e arritura sot kane qene 46″48 nderkohe qe rekordi i meparshem i vendosur prej vete atij nje vit me pare ka qene ne shifrat 46″58.

Medalja e arte ne garat e sotme ne mes atleteve pjesmarrese nga 15 shtete te vogla te Europes, padyshim qe eshte nje arritje e madhe per Franko Burrajn, karriera e te cilit po njeh vetem rritje.

Padyshim qe kjo vlen fale talentit te padiskutueshem te ketij sportisti por edhe punes se palodhur qe ai ben çdo dite ne stervitje bashke me trajnerin e tij Bruno Rrotani.

Me poshte keni edhe videon e gares se sotme ne Shkup: