Dinamo ka mundur sot me shifrat 2-0 Laçin, duke iu afruar përsëri katërshes së parë dhe duke bërë që të harrohen javët e errëta kur gjendej në vendet e fundit të renditjes së Superiores.
Skuadra e Mehmetit ka bërë gjithçka siç duhet në sfidën e sotme, teksa ka shënuar nga një gol në fundin e secilës pjesë të lojës, duke mbrojtur më pas me kujdes për të mos pësuar për të katërtën ndeshje radhazi.
Sali ka bërë diferencën në momentet kur kërkohej ndërhyrja e tij dhe tashmë blutë janë në vendin e pestë në renditje.
DINAMO 2-0 LAÇI
43′ Andoni, 90′ Bardhi