Çelsi mori një fitore sakrifice ndaj Brajtonit me rezultatin 3-2, pasi luajti me 10 lojtarë që nga pjesa e parë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja e nisi nga stoli këtë takim dhe hyri në fushë në minutën e 81-të, duke zëvendësuar Mudrik.

Në minutën e 93-të Broja pësoi një dëmtim që në pamje të parë u duk i frikshëm. Gjatë një dyluftimi ajror, sulmuesi shqiptar bie keq duke u shtrirë më pas në fushë. Gjyqtari i ndeshjes e ndërpreu menjëherë ndeshjen për t’i ardhur në ndihmë Brojës.

Lojtari veç rënies së keqe, pësoi edhe gjakderdhje nga hundët. Broja kërkoi të vazhdonte lojën duke e pastruar gjakun me dorë, por gjyqtari i dha urdhër që të dilte nga fusha për të marrë ndihmën e specializuar, ndonëse sulmuesi insistoi.

VIDEO