Deri me tani ishte marre vetem me ekipin e meshkujve por Alban Xhaferi si president i shoqates se basketbollit Vllaznia “ka ne varesi” edhe ate te femrave, apo dhe ekipet e moshave.

Si rrjedhoje, ka nderhyre duke kontribuar ne afrimin e dy lojtareve cilesore tek ekipi i femrave, me te cilat tashme Vllaznia padyshim qe do te kete me shume objektiva dhe me shume cilesi. Xhaferi ka qene sot i pranishem ne ceremonine e prezantimit te Daboviç e Bujarit teksa eshte shprehur:

“Në radhë të parë dua të përshëndes profesor Bledarin për përkushtimin e madh që ka pasur për ndërtimin e ekipit të femrave. Si president i shoqatës në bashkëpunim edhe me klubin duam që të mbështesim sa më shumë këtë skuadër, në mënyrë që basketbolli i femrave në Shkodër të ketë rritje dhe të arrijë objektivat që kanë vendosur.

“Arsyeja e ardhjes së dy lojtarëve të huaja është për të rritur nivelin dhe për të qenë konkurent në kampionat, gjithmonë me objektivat e trajnerit, por edhe për të ndihmuar edhe grupin e lojtareve shkodrane që të rritet niveli i basketbollit të femrave në Shkodër.

“Të shtunën është një ndeshje shumë e rëndësishme e këtij ekipi dhe i bëj thirrje tifozëve që të vijnë të mbështesin Vllazninë e femrave, sepse nëse do kemi rezultat pozitiv rruga do jetë më e thjeshtë për të arritur objektivat, dhe pse jo në janar të arrijmë ndonjë blerje tjetër dhe të synojmë titullin kampion.”